VIDEO/ Shtiret sikur ka këmbën e thyer, ky është qeni dinak që u vjedh zemrën kalimtarëve për ta ushqyer


Një qen dinak ka mësuar të shtiret sikur ka dëmtuar këmbën, në mënyrë që kalimtarët të kujdesen, ta ndihmojnë dhe ushqejnë atë.

Shtiret sikur ka thyer këmbën që njerëzit ta ushqejnë, ky qen dinak do t’ju lërë gojëhapur on Vidnews.

Poçi i lezetshëm , i njohur në vend si Gae, zvarrit këmbën e tij të majtë përgjatë tokës sikur të jetë thyer.

Sipas një banori lokal që e njeh Gae mirë, ai është gjithmonë duke u përpjekur të mashtrojë njerëzit.

Thaëeeporn Chongplapolkul tha: “Ky qen i vjetër ka jetuar në vendin tim të punës për disa vjet. Ai gjithmonë e bën këtë hile për të mashtruar njerëzit.

Gae mashtron kalimtarët duke menduar se është plagosur.
“Unë e ushqej me oriz, por ai ende e ka këtë zakon. Ai është shumë i zgjuar. Unë mendoj se ai e bën atë për t’i bërë njerëzit ta ushqejnë atë.

Thaëeeporn tha se ajo i do shumë kafshët dhe ka disa të tilla. Ajo mdaje shpëton qen të rrugës, dhe thotë se është e sigurt që nuk ka asgjë të keqe me Gae.

Ajo shtoi: “Ai është një qen i vjetër dhe ne kemi kontrolluar të dyja këmbët e tij. Të dyja janë mirë. Nëse Gae do të kishte ndonjë lloj dëmtimi, unë do ta çoja menjëherë te veterineri.”

Baby Boo