Skënder Asani: Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett është mik i shqiptarëve!


Nga Dr. Skënder Asani
Kryeministër i ri i Izraelit është zgjedhur, Naftali Bennett, të cilin patëm rastin ta takojmë gjatë një vizite të frytshme në Izrael në vitin 2018 – në Knesset Jerusalem.

Gjatë atij takimi ai shprehu mirënjohje për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pat premtuar se marrëdhëniet në mes të shtetit të Izraelit e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve në Ballkan do të zhvillohen në frymën e një mirëkuptimi miqësor.

Z. Bennett do të drejtojë qeverinë e krijuar nga koalicioni opozitar deri në shtator 2023 dhe më pas do t’ia dorëzojë postin e kryeministrin aleatit Yair Lapid.
I urojmë atij shumë suksese në drejtimin e qeverisë së shtetit të Izraelit!

Baby Boo