Video/ Radari jep alarmin, rrugorët kapin në autostradë shoferin me shpejtësi ekstreme 223 km/h




Policia thotë se mes shoferëve ka pasur nga ata që udhëtonin me shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h dhe se janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.

“Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë. Do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit”,- bën me dije policia.

Baby Boo