BDI shpall thirrje për kandidat për këshilltarë komunal në Gostivar


Bashkimi Demokratik për Integrim për herë të parë shpall thirrje publike duke ftuar qytetarët e Gostivarit që të shprehin interesin e tyre për tu kandiduar për këshilltarë komunal në komunën e Gostivarit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

THIRRJE PUBLIKE

për vetëkandidim të kandidatëve për këshilltarë të komunës së Gostivarit për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që të ofron mundësi për vetëkandidim edhe për personalitete që nuk janë pjesë e strukturave tona partiake.

Prandaj, i ftojmë të gjithë të interesuarit që i mbështesin politikat tona dhe kanë vullnet për të kontribuar për komunën e tyre, të vetëkandidohen si kandidatë për këshilltarë të komunës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
Të jenë në moshë madhore, pra të kenë mbushur 18 vjet (në përputhje me nenin 7, paragrafi 2, alinea 1 nga Kodi zgjedhor);
Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të jenë të aftë për punë dhe të aftë në aspektin e përgjithshëm shëndetësor;
Të kenë aftësi për punë, (në përputhje me nenin 7, paragrafi 2, alineja 2 nga Kodi zgjedhor);
Në tërësi t’i respektojnë rregulloret ligjore të RMV-së dhe të mos procedohet me asnjë veprimtari qëështë në kundërshtim me ligjin;
Përmbushje e plotë e kushteve të parapara ligjore;
Përgatitje dhe paraqitje e programit me ide, vizion dhe projekte të propozuara për zhvillim të komunës për periudhën 2021-2025.

Me paraqitjen e vetëkandidaturës detyrimisht dorëzohet:
1. Biografi/CV;
2. Letër motivuese;
3. Program me propozim-ide dhe projekte për zhvillim të komunës

Kandidatët e interesuar, kandidaturat duhet t’i dorëzojnë deri më 15.08.2021, në: [email protected]

Baby Boo