(VIDEO) KUVEND, DEBAT I ASHPËR PËR MINISTRAT E RINJ


Emërimi i ministrave të ri në kabinetin qeveritar ka ngjallur përplasje të shumta mes pushtetit dhe opozitës si rreth profilit të ministrave të propozuar ashtu edhe rreth atyre të cilët mbijetuan rikonstruimin e fundit. Në fjalën e tij prezentuese, kryeministri Zoran Zaev tha se bëhet fjalë për kuadro cilësore disa prej të cilëve tanimë të dëshmuar në resorë të tjerë në Qeveri.
Zoran Zaev, kryeministër
Dhe në fund zoti Sadulla Duraku, deri tani e kryente funksionin në ministrinë e ambientit, tani do ta ndërmerr përgjegjësinë në ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Përse kalojmë në një funksion kaq të rëndësishëm. Me ligjin për ndryshimin e organeve të administratës shtetërore u krijua edhe një ministri e re. Qëllimi është që përmes kësaj qasje të arrijmë edhe rrumbullaksimin formal të aspektit juridik të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfundimisht të kalojmë në implementim të një marrëveshje të re që ne e quajtëm një shoqëri për të gjithë.
Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në mënyrë ironike i dhuroi Zaevit stilograf me ngjyra që të mos gatërohet kur të nënshkruaj si kryeministër dhe si ministër I financave. Ai tha se qytetarët nuk kërkuan vetëm ndryshime sipërfaqësore por dorëheqjen e plotë të Qeverisë.
Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE
Porosinë të cilën e përcollën qytetarët në zgjedhjet presidenciale dhe në referendum deri te Zoran Zaev ishte se dëshirojnë të largohet kjo qeveri. Jo se duan të ndryshohen disa ministra, jo se deshtën që Zoran Zaev të mbetet kryeministër, por se duan që të largohet nga pushteti. Porosia ishte e qartë, referendimi i dështuar dhe rezultati katastrofal i partisë tuaj në zgjedhje. Pjesa më e madhe e ministrave që dëshmuan se nuk kanë as minimum kapacitet për udhëheqje të institucioneve mbetën që edhe më tej të udhëheqin me institucionet dhe ti bëjnë dëm shtetit. Mbetën ministrat kyç të angazhuar për tendered he skandale.
Edhe opozita shqiptare kritikoi punën e deritanishme të Qeverisë. Deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, theksin e vendosi tek reformat në drejtësi duke akuzuar se keqpërdoren institucionet ndaj shqiptarëve. Ai reagoi edhe për marrjen në pyetje të aktivistëve partiak të cilët kishin shkruar grafite kundër Qeverisë, duke u kërcënuar se edhe vetë do të shkruajë grafite të tilla në Kuvend nëse vazhdojnë këto veprime të pushtetit.
Ziadin Sela, ASH
“Nuk ka ndonjë organizator, është thjeshtë revolt e popullit, por në qoftëse duan organizatorë janë unë po u them. Në qoftëse edhe një herë guxojnë që të marrin dikend pse ka bërë grafite, ta pyesin dhe ta malltretojnë në polici, unë Ziadin Sela, do të marr një sprej dhe këtu mbi kokën e kryetarit të Parlamentit do ta shkruaj Poshtë BDI, ikni flliqësira dhe le ta dijnë kush është organizator”
Kjo deklaratë irritoi kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi i cili tha se hera e fundit që është hedhur diçka mbi kokën e tij ka qenë një gotë ujë, duke aluduar në incidentin me Gruevskin dhe shtoi se nuk do të lejojë edhe një herë të përsëriten skena të tilla.

Baby Boo