(VIDEO) KUSH DO QË TA BURGOSË BAÇEVIN?, “MOS LUANI ME ZJARR, SEPSE MUND TË DIGJENI”


Partia proruse “Maqedonia e vetme” druan se kryetari i tyre Janko Baçev do të burgoset pas referendumit.

“Prokuroria për krim të organizuar, dëgjoni mirë, tashmë ka kryer bisedë me të ashtuquajturin dëshmitarin e mbrojtur të emërtuar si C1, ndërsa ky dëshmitar I mbrojtur, dëgjoni mirë, ka deklaruar në procesverbalin e prokurorisë se kryetari Baçev ka qenëi kyçur në ngjarjet e 27 prillit duke i transferuar kushtetutë-mbrojtësit, që tani janë të akuzuar,në vend të sigurt, në Serbinë Jugore” deklaroi Dragan Ugrinovski nga “Maqedonia e Vetme”.

Ugrinovski tregoi edhe faqen e parë të procesverbalit ku ka folur dëshmitari C1, por për arsye ligjore nuk na e treguan përmbajtën, ndërsa tha se dëshmitari i mbrojtur është mënyrë për të shpikur përfshirjen e Baçevit në ngjarjet e 27 prillit. Këto pohime Prokuroria publike nuk na i konfirmoi.

“Nuk mund tëkonfirmojmë informacionin se po zhvillohet procedurë kundër personit për të cilin pyetët, lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill”njoftuan nga Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

I pyetur se si arritën ta sigurojnë procesverbalin, Ugrinovski tha se ka patriotë që ua sjellin këto informacione. E lidhur me burgosjen e kryetarit, nga “Maqedonia e vetme” i çuan mesazh qeverisë që të “mos luaj me zjarr sepse mund të digjet”.

Baby Boo