Zyberi: Zgjedhjet duhet të jenë ligjore


Nëse partitë nuk merren vesh për datën e zgjedhjeve dhe nuk vazhdon gjendja e jashtëzakonshme, eksperti juridik Naser Zyberi thotë se data e zgjedhjeve do të mbetet 5 korriku.

ipas tij zgjedhjet duhet të organizohen në mënyrë ligjore, në mënyrë që të mos kontestohen. Nëse partitë arrijnë marrëveshje për një datë tjetër, sipas tij Presidenti duhet të mbulojë zbrazëtirën nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme deri në ditën e zgjedhjeve.

Afati Kushtetues do të thotë përcakton datën që mund të jetë 5 korriku. Por nëse partitë politike gjejnë ndonjë konsensus, ky afat mund të jetë edhe 8 edhe 12 korriku, me kusht që presidenti të sjellë ndonjë vendim me të cilin do ta mbulojë këtë shpraztirë nga dita e skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme, deri në ditën e organizimit të zgjedhjeve.

Juridikisht zgjedhjet duhet të jenë ligjore, përndryshe do ti hapte mundësi opozitës që ta kontestonte edhe kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe kjo sigurisht që vendin do ta çonte deri në përsëritjen e zgjedhjeve që sigurisht nuk është interes i qytetarëve të Republikës”-tha Naser Zyberi, ekspert.

Baby Boo