(VIDEO) “Jugohromi”, nuk do të vendos filtra?


Heshtje në Jugohrom edhe përkundër paralajmërimeve se pas miratimit të kredisë prej 1.5 milion eurove nga Banka Popullore për zhvillim, të dedikuara për vendosjen e filtrave, deri më tani janë vendosur vetëm konstruksionet metalike dhe asgjë më shumë.

ALSAT tentoi që të marr prononcim nga drejtuesi i Sindikatës së Jugohromit, por i njëjti përmes telefonit tha shkurt se filtrat do të vendosen së shpejti.II

“Konstruksionet metalike janë vendosur dhe së shpejti presim të vendosen edhe kupolat e filtrave, dhe pas kësaj do të kemi edhe një konferencë për mediat për t`i njoftuar për rrjedhën e punëve”, thotë Bajram Amiti, Sindikata e Jugohromit.

Nga ana tjetër, sipas informatave deri tek të cilat ka arritur Alsat, punët janë ndërprerë shkaku i mos lëshimit të fondeve të duhura në FA-KOM, kompani kjo e cila punon në vendosjen e filtrave për Jugohromin. Nga sektori Joqeveritarë thonë se Jugohromi asnjëherë nuk ka respektuar afatet dhe një gjë e tillë pritej edhe tani.

“As që kemi dyshuar, e dinim sigurt se Jugohromi ashtu do të veprojë, dhe se ndihma që e mori nga qeveria nuk do të ketë ndonjë efekt. Duhet të kenë parasysh dhe mos të mendojnë as udhëheqësit e jugohromit e as Qeveria se këto gjëra do mbulohen në këtë mënyrë dhe do lihen në harresë sepse çdo hap të të dyja palëve jemi duke e përcjellë më shumë kujdes dhe gjithnjë do jemi aty”, tha Elmedina Abdullahi. Lëvizja Nëna dhe Fëmija.

Kërkesa jonë ka qenë shumë legjitime, pra vetëm përmes monitorimit të pavarur, ky proces do përmbyllej me sukses, sepse, deri më tani kjo është keqpërdorë dhe marrë jo-seriozisht pra vetëm me monitorim të pavarur do arrihej përfundim me sukses- deklaroi Aziz Sulejmani, Ecoguerilla.

Ndërkohë nga Komuna e Tetovës kanë kërkuar nga Qeveria që përmes inspektoratit të mjedisit ta hulumtojë punën e Jugohromit.

Qeveria ka organet e saja zbatuese, në këtë rast inspektoratin e ambientit jetësorë dhe duhet të inspektojë se përse Jugohromi nuk vepron në këtë drejtim- tha Armend Fazliu. zëdhënës i komunës së Tetovës.

Tre muaj më parë Qeveria i mundësoi kombinatitpër përpunimin e metalit Jugohrom që përmes Bankës Popullore për Zhvillim, të marrë kredi prej 1.5 milion euro për vendosjen e filtrave, proces ky i cili në tërësi duhet të arrij një kosto prej 4.5 milion euro.

 

Baby Boo