(VIDEO) ILINDENI NËN HIJEN E REFERENDUMIT, JA POROSITË E PËRFAQËSUESVE POLITIK


Porosi pro dhe kundër marrëveshjes me Greqinë si dhe thirrje të ndryshme për referendumin e 30 shtatorit, gjatë kremtimit të festës së Ilindenit. Kryeministri Zoran Zaev, i ftoi qytetarët që me guxim të thonë Po për një ardhmëri evropiane të Maqedonisë.
Zoran Zaev, kryeministër
“Të nderuar qytetarë referendumi është ajo pikë ku do të bashkohen e ardhmja e Republikës së Maqedonisë dhe e Evropës. Mundësoni që nga ajo pikë, nga referendum e më tej ardhmëria e vendit tonë dhe ardhmëria e BE-së të ecin në një linjë të përbashkët. Ju ftoj të gjithëve të thoni me krenari PO që ti kapim mundësitë që na ofron BE, të themi po për siguri të garantuar përmes anëtarësimit në NATO. Të themi për identitet të konfirmuar dhe siguruar nacional maqedonas, gjuhë dhe kulturë. Të nderuar qytetarë, ne jemi PËR, për ne, për gjeneratat e ardhshme, për ardhmërinë tonë, për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë”

Por kreu i opozitës, Hristian Mickovski ka thënë se Marrëveshja me Greqinë është shitje e dinjitetit dhe krenarisë, ndërsa pushtetin aktual e ka akuzuar se kur flet për Bashkimin Evropian mendojnë për tenderë dhe punësime të familjarëve të tyre.
Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Shohim se si kryeministri dhe estabilishmenti rreth tij fuqishëm rrahin gjoksin se qenkan për BE, ndërsa ne që nuk ndajmë bashkë me ta kapitulimin, nuk paskemi qenë për BE. Të mos e dinim se me kend kemi punë ndoshta dikush edhe do të ju besonte, por kështu e gjithë ajo rrahje gjoksi për Bashkimin Evropian përfundon në një sekondë kur ndahet ndonjë tender në shëndetësi, ose ndihmë shtetërore për kompaninë e zëvendës kryeministrit”
Edhe presidenti Gjorgji Ivanov ka shfrytëzuar fjalimin e tij në shënimin e Ilindenit për të sulmuar marrëveshjen me Greqinë dhe Qeverinë aktuale e cila ka nënshkruar këtë marrëveshje. Ai tha se Republika e Maqedonisë nuk është pronë personale që dikush ta shet, nuk është tokë e askujt që çdo kush ta përvetësojë.
Gjorgji Ivanov, president
“Është gënjeshtër se nuk shkelet e drejta 74 vjeçare për vetëvendosje, përkundrazi me këtë marrëveshje fshihet kontinuiteti shtetëror I popullit maqedonas që të ketë shtet, fshihet historia 27 vjeçare. Është gënjeshtër se garantohet anëtarësimi në NATO dhe BE. Pa reformat ë vërteta, pa luftë kundër korrupsionit, pa luftë kuntër elitizmit dhe klientelizmit partiak, nuk ka anëtarësim. Me pranimin e marrëveshjes së tillë vetë e presim degën në të cilën jemi ulur, sepse dikush na bind se do të na dalin flatra. Degradohen të drejtat tona të fituara në Kombet e Bashkuara. Marrëveshja  e vendos Republikën e Maqedonisë në pozitë të nënshtruar dhe varur nga Republika e Greqisë. Greqia fiton të drejtën të përzihet në të mirën e përgjithshme të shtetit tone”
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka shfrytëzuar fjalimin e tij që t’I bëjë thirje opozitës të merr pjesën e përgjegjësisë siç ka marë pushteti aktual në këto momente të rëndësishme historike.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Nga këtu e ftojmë edhe opozitën që ta merr pjesën e përgjegjësisë që I takon për ardhmërinë e shtetit dhe qytetarëve. Andaj, sot kur shënojmë dy Ilindenat dhe kur shprehim respect për të gjithë ilindenasit, do të doja të apeloj tek të gjithë qytetarët, partitë politike, kolegët e mi deputet nga pushteti dhe opozita, të jenë vërtetë përgjegjës, vizionar dhe me fuqinë e votës së tyre ta mbështesin përmbushjen e marrëveshjes me të cilën do të përmbushet qëllimi strategjik, anëtarësimi në BE dhe NATO”
Edhe përkundër qëndrimeve kundër marrëveshjes me Greqinë dhe kundër Qeverisë, as presidenti dhe as kreu i opozitës maqedonase nuk kanë qenë preciz në thirrjet e tyre për të bojkotuar ose për të votuar kundër në referendum.

Baby Boo