VIDEO/ Ik se do hash burgun, a merr vesh? Si u përzu nga Durrësi mes kërcënimeve jahti i famshëm


“Ti nuk ke asnjë leje, ik tani se do hash burgun. A merr vesh?” Këto janë fjalitë kërcënuese të Drejtorisë së Përgjithshme Detare të drejtuar nga Paulin Ndreu, me të cilat u përball mbrëmjen e së premtes kapiteni i jahtit “Maltese Falcon”, duke u detyruar të largohej, edhe pse kishte ardhur për të bërë furnizimet me karburant dhe ushqime.

Jahti në fjalë u fut në portin e Durrësit paraditen e së premtes, por për shkak të kufizimeve kohore ai nuk mundi të bëjë furnizimet e nevojshme deri në orën 13:00 duke kërkuar që të qendrojë në kalatë deri të hënën e kësaj jave, gjë e cila është kundërshtuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Madje, punonjës të sigurisë së portit i janë drejtuar kapitenit me kërcënime duke i kërkuar të largohej.

Ky i fundit ka filmuar bisedën me ta, ndërsa pak orë më vonë është detyruar të dalë nga porti i Durrësit, ndërsa sot në mëngjës ka lënë ujërat shqiptare.

E gjithë kjo ngjarja duket të jetë një njollë e zezë për turizmin shqiptar, i cili është shpallur prioritet nga vendi ynë.

Për më tepër, ndiqni videon:

Baby Boo