VIDEO/ Fenomeni “Kiki Challenge”: këto dy fermerë indianë shpallen yje absolutë


Rrjetet tashmë janë pushtuar nga fenomeni i ri viral “Kiki Challenge”, një lloj kërcimi aventuresk që ka si akt ecjen krah makinës duke qenë jashtë saj. Por ajo çfarë kanë ofruuar dy fermerë nga India nuk ngjan fare me atë çfarë janë parë deri më tani.

Ishte Trevor Noah i Daily Show që e lëshoi videon, me mesazhin: “Unë mendoj se këta dy sapo fituan “Kiki Challenge”.

Sfida e Kiki-t (nganjëherë e quajtur Keke) është një tjetër risi argëtuese në rrjete sociale. E gjitha filloi muajin e kaluar kur raperi kanadez Drake lëshoi ​​këngën “In My Feelings”.

Më pas ishte komediani Shiggy që e përjetoi këngën duke ecur me makinë në një rrugë të braktisur. Ai e braktisi timonin, si një lloj sfide që më pas u bë si tip klipi.

Njerëzit anembanë botës tani po regjistrojnë veten ndërsa kërcejnë me këtë këngë në publik duke braktisur timonin, gjë që ka sjellë jo pak incidente.

Baby Boo