(VIDEO) “EKO TETOVA” S’KA QASJE NË RRJET, ARIFI: PËR DEPONITË NA INFORMOJNË NË FACEBOOK



“Sigurisht që po për ne vlen shumë denoncimi…, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Unë e di se shumë qytetarë që lajmërohen tek ky numër thonë se ky numër nuk funksionon.
Bashkë me numër ishim të kënaqur se me këtë mund të sillte ndonjë ndryshim, por siç e shihni janëkrejtësisht jashtë funksionit, deklaroi Arianit Xhaferi nga EkoGuerilla.

Neve faktikisht denoncimet na vinë nëpërmjet telefonave, nëpërmjet Ueb faqes së komunës nëpërmjet të facebook-ut për brenda një muaji e gjysmë 11 subjekte të dënuara mendoj se janë rezultat, shtoi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Edhe nëse qytetarët arrijnë disi të denoncojnë për deponi, me shumë gjasa do të duhet të presin rend për tu intervenuar. Kjo pasi që, i gjithë territori i Komunës së Tetovës, kontrollohet nga vetëm 3 inspektor.

“Ka më shumë ankesa, për shembull në komunën e Tearcës, në komunën e Bevernicës edhe komunën e Bogovinës këto janë komuna rurale në rrethin e Tetovës, ku ka më së shumti ankesa nga qytetarët të cilët na drejtohen edhe neve e mundohemi gjithmonë që t’i përcjellim tek autoritetet përkatëse sepse si Organizatë ne nuk kemi kapacitetet për t’i zgjidhur këto probleme. Por mundohemi që përmes formave të ndryshme të detyrojmë autoritetet lokale që t’i zgjidhin dhe tu japin një përgjigje qytetarëve të Tetovës”.
“Një problem tjetër i rëndësishëm është se Komuna e Tetovës ka vetëm 3 inspektor”, shtoi Xhaferi nga EkoGuerilla.

Në ueb-faqen e komunës së Tetovës kishte denoncime që nga marsi i këtij viti por, pa deri më sot, komuna nuk është përgjigjur.

Pikërisht sot në komunën e Tetovës, u mblodhën kryetarët e komunave tëPollogut kufilluan projektin për standardizimin e deponisëRusino. Me fond prej 7.8 milionë franga nga Agjencia Zvicerane.

Në fazën e parë pritet që për 1 vit të mbarojë studimi i fizibilitetit për trajtimin e mbetjeve, ndërkaq faza tjetër është standardizimi i plotë i kësaj deponie.

Përgatiti Afrim Jonuzi

Baby Boo