Video e pabesueshme/ Ushtari ukrainas ndjek tankun rus me raketë në krah. Plumbat dhe predhat e betejës vërshëllejnë papushim!


Një video e realizuar nga një fushë beteje tregon se si ushtarët ukrainas i kanë shkaktuar dëme një njësie të motorrizuar ruse.

Sipas Ukrainës, trupat ruse vijojnë të pësojnë humbje, se kanë eliminuar mijëra ushtarëdhe kanë shkatërruar qindra tanke e helikopterë.

Ushtarët ukrainas janë të vendosur që ta çojnë këtë luftë deri në fund për të larguar pushtuesin rus dhe të mbrojnë vendin e tyre.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se si një ushtar ukrainas mban në krah një raketë hedhës NLAW kundër tankeve të Rusisë. Pavarësisht se në zonë dëgjohen krisma armësh pa fund, ushtari ukrainas çan përpara me raketë në krah në kërkim të tankeve rusë për t’i shkatërruar.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje në tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme. Të tilla janë NLAW britanike dhe “Javelin” të SHBA-ve.

Edhe Gjermania konfirmoi lejimin e dërgimit të 400 raketave antitank nga Hollanda.

Baby Boo