Rrëfehet zvicerania që u grabit në Kosovë, gjesti i një polici dhe familjes së tij për të ishte mrekulli


Një zvicerane i ishte grabitur shtëpia e në Suharekë, por përshtypjen e mirë për Kosovën edhe me tej nuk ju ndryshua as pas vjedhjes që i ndodhi këtë javë.

Zviceranes i doli në ndihmë polici i Kosovës, Blerim Kuqi i cili e strehoj në shtëpinë e tij duke i dhënë ushqim dhe i ndihmoj për t’i gjetur parat, dokumentet e telefonin që i ishin vjedhur nga shtetas kosovarë.

Gruaja që ka dashur të mes anonime, tregon se u befasua për të mirë, ajo tregon se si i kishte ndodhur një përvojë shumë e keqe por thotë se tani ka një familje të dytë, është fjala për Blerim Kuqin, policin nga Suhareka dhe familjen e tij, e cila thotë se pa këta nuk e din se çfarë do të bënte.

“Ata njerëz janë të mrekullueshme, dhe do t’i vizitoj prapë”, thotë zvicerania për familjen Kuqi.

Ndërsa polici nga Suhareka, Blerim Kuçi tregon se një rast i tillë nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij prej polici.

Ndërsa thotë se në stacionin policor ishin përkujdesur për zviceranen dhe kishin ofruar ndihmë dhe ushqim.

Ndërsa për rastin janë arrestuar katër persona, e gjësendet të gjitha i janë dorëzuar pronares.

E për rastin në fjalë ka kishte shkruar edhe e përditshmja zvicerane ‘Blick’

Kjo gazetë kishte shkruar se të martën rreth orës 11:30 ankuesi femër shtetase zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW ngjyrë hiri me targa vendore.

Shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë, i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur zviceranen duke i marr të gjitha çka kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/365778737728422

Baby Boo