VIDEO dramatike/ Ish-portieri i Turqisë, thirrje mes lotëve: Na ndihmoni, për hir të Allahut! Të gjithë po vdesin në Hataj


Legjenda e portës së Turqisë dhe klubit Fenerbahce, trajneri aktual i klubit turk Hatayspor, Volkan Demirel, ka kërkuar ndihmë mes lotëve në një video live në rrjetin e tij social.

Turqia është goditur nga një tërmet tepër i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku kjo fatkeqësi natyrore ka shkaktuar qindra humbje jete deri më tani dhe mbi 2 mijë të plagosur.

Volkan Demirel, i cili është trajneri i Hatayspor, nuk ka mundur t’i kontrollojë lotët pas shkatërrimit në qytet dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka bërë thirrje që të gjithë të ndihmojnë me aq sa munden pas kësaj katastrofe natyrore.

Baby Boo