(VIDEO) BIBER: BOJKOTIMI I REFERENDUMIT, HAP PËR SABOTIMIN E MARRËVESHJES


Nëse i pyesni diplomatët perëndimorë, përshtypja për Maqedoninë u është ndërruar për 180 gradë për vetëm një vit  dhe tani është kyçe që procesi i implementimit të kalojë referendumi dhe amendamentet kushtetuese në Maqedoni. Kështu deklaroi për Agjencinë e Lajmeve MIA, eksperti për Ballkanin, profesori Florian Biber. Ai theksoi se Marrëveshja për emrin meriton mbështetje të gjërë shoqërore dhe politike, ndërkaq tha se është për keqardhje që opozita dhe Presidenti nuk e kanë parë rëndësinë e marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për pikë politike.

Florian Biber, ekspert për Ballkanin dhe profesor
“Marrëveshja e tillë në kuptimin ideal duhet të ketë mbështetje të gjerë shoqërore dhe politike. Është për keqardhje që opozita dhe Presidenti nuk e panë rëndësinë e marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për fitim të pikëve politike. Ideja për bojkotimin e referendumit është gjithashtu hap i ulët, sepse nuk ka për qëllim ta kontrollojë mbështetjen te popullsia, por vetëm ta sabotojë marrëveshje. Opozita në Mal të Zi veproi me shumë pjekuri kur e mbështeti referendumin për pavarësi dhe nuk bëri thirrje për bojkot”

Ai shtoi më tej se Rusia tashmë një kohë të gjatë punon në krijimin e pengesave në rajon me qëllim të ndalimit të zgjerimit të NATO-s dhe BE-së. Ndërkaq nënvizon se mënyra më e mirë që të kundërshtohet politika e tillë destruktivë është ofrimi i alternativave pozitive.

Florian Biber, ekspert për Ballkanin dhe profesor
“Rusia tanimë një kohë është prishës i gjërave, duke kërkuar mënyra që të krijojë pengesa në rajon që ta pengojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së. Në esencë, ata nuk kanë të ofrojnë vizion pozitiv dhe u intereson vetëm politika destruktive për rajonin. Mbështesin parti dhe grupe të cilat në mënyrë oportuniste punojnë në këtë drejtim. Mënyra më e mirë që të kundërshtohet politika e këtillë destruktive është që fillimisht të ofrohet alternativë pozitive. Është e qartë se shumica e qytetarëve dëshirojnë të jetojnë më mirë, dëshirojnë të zvogëlohet korrupsioni, dhe dëshirojnë institucione stabile dhe të parashikueshme. Asgjë nga kjo Rusia nuk ofron.”

I pyetur çka nëse kryeministri grek detyrohet të parashtrojë dorëheqje, pas kritikave të shumta për shkak zjarreve, dhe si do të pasqyrohet kjo në implementimin e tërësishëm të marrëveshjes, Biber vlerëson se në rast të dorëheqjes së Ciprasit, pasojat e çdo qeverie të ardhshme në Greqi do të ishin të mëdha nëse dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja. E ndërsa sa i takon mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare Biber vlerëson se një gjë të tillë tashmë e kanë bërë me dhënien e datës për fillimin e negociatave, gjegjësisht me ftesën për anëtarësim.

https://youtu.be/gu_QwCsB2Mw

Baby Boo