Vetura humb kontrollin dhe del nga rruga, përfundojnë në Spital dy persona!


Rreth orës 06.30 në rrugën rajonale Tetovë – fshatii Jazhincë, një veturë ka rrëshqitur pas urës në fshatin Neproshten.

SH.I. 49 vjeçarë nga fshati Sllatinë drejtonte automjetin “Golf” me targa të Tetovës, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Nga aksidentin ka përfunduar me lëndime të rënda, ku pasagjeri R.I. 46 vjeçarë pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa M.I. 73 vjeçar pësoi lëndime trupore. Të dëmtuarve i’u dha ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia ka dalur në vendngjarje./Pa Censurë

Baby Boo