Facebook për disa orë bllokoi “hashtag” ku kërkohej dorëheqja e një kryeministri

Mandatory Credit: Photo by Valentin Wolf/imageBROKER/REX/Shutterstock (9433091a) Smartphone screen with Facebook app icon VARIOUS

Të mërkurën për disa orë, Facebook bllokoi një “hashtag” ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.
Facebook ka fshehur mbi 12,000 postime në të cilat kritikohej Qeveria e Indisë për menaxhimin pandemisë Covid-19, ku vendi aktualisht po përballet me një valë të dytë katastrofike te infeksioneve, transmeton Indeksonline.

Përdoruesve që kërkonin përmbajtje në platformën nën “#ResignModi” iu shfaq një mesazh i cili thoshte se postimet janë “fshehur përkohësisht” dhe se disa përmbajtje në postime janë kundër standardeve të komunitetit të Facebook-ut.
Gjiganti i mediave sociale pretendoi se “bllokoi hashtagun gabimisht” dhe “jo sepse qeveria indiane i kërkoi atyre”, teksa më vonë rivendosi postimet, sipas një njoftimi nga Andy Stone, menaxheri i komunikimit të politikave në Facebook.

Kjo vjen disa ditë pasi platformat e mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe Instagram hoqën afër 100 postime, pas kërkesës së qeverisë indiane që të hiqnin përmbajtjen të cilat e kritikonin menaxhimin e pandemisë, duke përfshirë ato nga udhëheqësit e partive politike të opozitës

Baby Boo