BDI premton poliklinikë në Komunën e Vrapçishtit


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka promovuar projektin e saj të radhës për Komunën e Vrapçishtit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një poliklinike në fshatin Dobërdoll, e cila do të ju shërbejë të gjithë 30 mijë banorëve të kësaj ane. Premrimi i kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit nga rradhët e BDI, Nebi Rexhepi erdhi në prezencë të dy bashkëpartiakëve të tij, ministrit të jashtëm Bujar Osmani dhe zv.ministrit të shëndetësisë, Ilir Hasani.

Ma gëzon fakti kur vijnë iniciativa të këtilla, pasi si qeveri na lehtësojnë edhe neve punën rreth asaj se çka i duhet një vendbanimi. Kështu tha ministri Osmani, sipas të cilit kjo poliklinikë dhe të gjitha premtimet e kandidatit Rexhepi, kanë mbështetje të plotë të qeverisë.

Zv.ministri Hasani tha se çdo premtim i bërë deri më tani nga ana e BDI – së është realizuar dhe shtoi se edhe kjo poliklinikë do të bëhet realitet gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar të kandidatit Nebi Rexhepi, i cili tha Hasani, me garancë do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Vrapçishtit.
Poliklinila parashihet të ndërtohet tek vendi ku aktualisht ndodhet ambulanta në fshatin Dobërdoll.

Baby Boo