Vetura “Ford” e Princeshës Diana shitet mbi 850.000 dollarë në ankand


Vetura e tipit Ford Escort RS Turbo Series 1, që drejtohej nga Princesha Diana, arriti të shitej për 851.070 dollarë në një ankand të mbajtur në qarkun e garave Silverstone të Britanisë, fundjavën që shkoi, shkroi CNN-i të hënën.

Faqja e internetit e Silverstonet e ka përshkruar veturën si Ford Escortin e fundit të Princeshës së Uellsit, me 24.961 milje të kaluara.

Kjo veturë i përkiste Princeshës së Uellsit në periudhën 1985-1988.

Ajo është parë shpeshherë duke drejtuar automjetin në Chelsea dhe Kensington dhe ka kaluar 6.800 milje me të përpara se ta kthente te kompania.

Silverstone nuk bëri të ditur se kush e fitoi ankandin.

Të hënën janë bërë 25 vjet që kur Princesha Diana vdiq në moshën 36-vjeçare, kur një limuzinë në të cilën ajo ishte pasagjere u përplas në një tunel të Parisit, derisa po largohej nga paparacët.

Baby Boo