Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Positive blood test result for the new rapidly spreading Coronavirus, originating in Wuhan, China

Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga Koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19. Nga 920 të shëruarit, pjesa më e madhe janë nga Shkupi 349, nga Prilepi 70, nga Struga 60, nga Gostivari 45, nga Kumanova 37 dhe po aq nga Velesi. Në mesin e vik*timave, 10 janë nga Shkupi, 5 nga Prilepi, 3 nga Kumanova e Gostivari. Nga 2 viktima u shënuan në Tetovë e Strumicë, ndërsa nga një viktimë në Dibër, Strugë, Ohër, Kavadarc, Krushevë dhe Dellçevë. Ndërkohë, nga gjithsej 2347 testet e bëra, rastet pozitive u shënuan në Shkup 323, në Prilep 38, në Manastir 36, në Ohër 28, në Kavadarc 25, në Kumanovë 23.

Baby Boo