Vetura del nga rruga, të lënduarit ndodhen në Spital


Dje (14 maj) në ora 14:45 në Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovi Anovi – Gostivar, afër udhëkryqit të Mavrovskës, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Gostivarit i drejtuar nga J.J. (64 ) nga Belovishtja e Gostivarit, ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri B.J.(65) nga i njëjti fshat, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri E.N.(66) nga Zdunja e Gostivarit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.

(Xanax)

Baby Boo