Komiteti i Helsinkit, padi për Qullavkovën


Komiteti i Helsinkit ka ngritur kallëzim kundër akademikut Katica Qullavkova për deklaratën e saj në rrjetet sociale, me të cilën nxit padurueshmëri mes bashkësive etnike. “Twitt-i i saj “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetë” implikon se arsyeja e përhapjes së virusit kanë marrëdhëniet ndëretnike, dhe jo mos-respektimi i masave në përgjithësi. Duke pasur parasysh se në vendin tonë mbizotëron gjuha e urrejtjes pikërisht në baza etnike, shpërndarja dhe nxitja e kësaj gjuhe ka peshë të veçantë, sepse çon në krime nga urrejtje” – thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit ka konstatuar se kriza e krijuar nga virusi korona ka rënduar në fushën e marrëdhëniet ndëretnike. “Për fat të keq, të gjitha apelet për solidarizim dhe empati në kushtet e fatkeqësisë e cila i shqetëson të gjithë qytetarët, janë të parëndësishme kur krizës shëndetësore dhe ekonomike, i shtohet edhe kriza e marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet më tej në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

“Për këtë situatë ndikuan shumë faktorë: heshtja e institucioneve para vullnetit të autoriteteve fetare të cilët vepruan në kundërshtim më të gjitha rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik, funksionimi i shtetit me qeveri teknike, raportim mediatik selektiv dhe ekzistenca masive e dezinformatave por edhe nxitja e gjuhës së urrejtjes në baza etnike nga ana e personaliteteve publike”.

Baby Boo