Vetëm gjatë vikendit rreth 14 mijë persona hynë në Kosovë


Rreth 30 mijë persona kanë hyrë e dalë nga Kosova vetëm gjatë vikendit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, më së shumti hyrje e dalje janë realizuar nga Shqipëria e Serbia.

Mijëra kosovarë kanë zgjedhur ta kalojnë vikendin në vendet e fqinje, pavarësisht situatës me pandeminë. Shumica e tyre e kanë zgjedhur Shqipërinë.

Rreth 14 mijë persona hynë në Kosovë vetëm gjatë vikendit

Vetëm për dy ditë në pikëkalimet kufitare me këtë shtet kanë hyrë e dalë 12 mijë e 360 persona, derisa vendkalimi me më së shumti fluks ka qenë Vërmica.

Përveç Shqipërisë, një numër i madh i qytetarëve kanë kaluar nëpër pikat kufitare me Serbinë. Sipas të dhënave të Policisë, mbi 10 mijë persona kanë hyrë e dalë nga Kosova përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

Dikush vikendin ka zgjedhur ta kalojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Numri i qytetarëve që kanë hyrë e dalë nga Kosova për në këtë shtet shkon në rreth katër mijë. Ndërkohë, përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, kanë hyrë e dalë mbi 800 persona.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje ka njoftuar se nga e hëna do të largohet masa e vetëizolimit si dhe do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. Msh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi i lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, ka thënë Zema

Baby Boo