Ariu në majë të qershisë në Brodec të Tetovës (VIDEO)


Banorët e fshatit Brodec përsëri e kanë filmuar ariun pranë fshatit, kësaj radhe në majë të qershisë.
Në internet ka shumë video dhe lajme për arinjtë si të apasionuar pas qershive, madje në Japoni kanë arritur në përfundim se arinjtë po shpëtojnë qershitë nga ngrohja globale. Ata hanë qershi dhe farat i shpërndajnë gjithandej, duke ndihmuar në shtimin e tyre.

Ndërkaq në Shqipëri, dhjetëra fermerë nga njësia administrative në Çerravë të Pogradecit kanë pësuar dëme të mëdha në parcelat me qershi, ditëve të fundit.
Dëmtimi i tyre nuk ka ardhur nga faktorët atmosferikë, por nga arinjtë. Në këtë zonë të fshatit, ariu zbret gjatë orëve të natës dhe përveç se ha qershitë, ka thyer disa qindra pemë.

Sipas kryeplakut të fshatit vetë fermerët nuk e zgjidhin dot këtë problematikë, pasi bëhet fjalë për një kafshë të mbrojtur me ligj e cila është e ndaluar të që*llohet apo vr*itet.
Ndërkohë për kryetarin e shoqatës së gjuetarëve, arinjtë në këtë zonë janë shtuar dhe nesër mund të rrezikojnë edhe banorët, pasi po zbresin gjithnjë e më pranë banesave.

Ai kërkon lejimin e gjue*tisë në zonat ku arinjtë po shkaktojnë dëme. Derisa situata të marrë një zgjidhje, banorët e Cerravës më shume se sa pemët do të duhet të ruajnë veten dhe fëmijet nga rrezikui arinjve.
Video është publikuar në faqen e fshatit Brodec në fb dhe shihet se si ariu shijon qershitë deri në momentin kur heton se i janë afruar njerëz, prandaj zbret me nxitim dhe ia mbath në pyll

Baby Boo