Vetëm 8% të banorëve nuk duan të ikin nga Maqedonia


Një anketë e zbatuar nga Fakulteti.mk ka nxjerrë në sipërfaqe dëshpërimin e madh të banorëve në Maqedoni. Sipas kësaj ankete, vetëm 8% e shtetasve të Maqedonisë janë përgjigjur negativisht në pyetjen: “Nëse do t’ju jepej mundësia, a do të largoheshit nga Maqedonia?”.

Nga 1491 persona të anketuar, 83.7% kanë deklaruar se do të iknin nga vendi menjëherë sa dë ju jepjej mundësia, ndërsa 8.3% kanë hamendje akoma.

Trendi i largimit të popullatës nga Maqedonia ka marrë hov të madh veçanërisht kohëve të fundit, pas dëshpërimit nga stagnimi i zhvillimit ekonomik dhe posaçërisht nga niveli i lartë i korrupsionit dhe ndërhyrjes së politikës në gjyqësor.

Baby Boo