Vetëm 30% e fëmijëve shkojnë në çerdhe!


Nga MPPS, sqarojnë se qëllimi evropian është përfshirja e fëmijëve nëpër çerdhe të arrij 90 përqindëshin, por për momentin në Maqedoni ka përfshirje vetëm përj 30 %.

Institucionet arsimore maqedonase nuk heqin dorë nga ky ndryshim sistemor sepse shumë analiza të bëra deri tani, mes tjerash edhe ajo e Byrosë për zhvillim të arsimit, konstatuan se në klasë të parë, nxënësit të cilët shkuan në çerdhe kanë dituri më të begatuar në krahasim me fëmijët që nuk kanë qenë në çerdhe.
Nga Byroja për zhvillimin e arsimit, thonë se obligimi që fëmijët e moshës pesë vjeçare të shkojnë në çerdhe gradualisht po bëhet realitet.

“Ka shumë aktivitete në këtë drejtim. Ekziston bashkëpunim mes Bankës Botërore dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Ministrisë së arsimit, Byrosë për zhvillim të arsimit, UNICEF-it, dhe organizatave tjera, të cilat në kuadër të kompetencave të tyre punojnë në gjetjen e mënyrës që të kyçen të gjithë fëmijët në institucionet e arsimit parashkollor. Është e nevojshme fillimisht të jepen kushte fizike, të ndërtohen çerdhe … ndërsa programet për trajnime të edukatoret nëpër çerdhe do të përgatiten në Byro”, kumtojnë nga atje.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), punon në drejtim të asaj që numri i fëmijëve që shkojnë në çerdhe katër vitet e ardhshme të arrij në 50 %. Nga MPPS, sqarojnë se qëllimi evropian është përfshirja e fëmijëve nëpër çerdhe të arrij 90 përqindëshin, por për momentin në Maqedoni ka përfshirje vetëm përj 30 .

“Që të përmirësohet kjo gjendje, MPPS në periudhën e ardhshme vazhdon me aktivitete për ndërtim, zgjerim dhe adaptim të rrjetit të çerdheve nëpër tërë shtetin. Për këtë dedikim kemi rritje prej 300 % të buxhetit për investimet kapitale. Njëkohësisht, me 15 milionë euro nga Banka Botërore, MPPS do të punojë në ndërtimin e çerdheve të reja për rreth 7000 fëmijë dhe përforcimin e kuadrit, ndërsa e gjithë kjo bëhet që të përmirësohet mësimi i hershëm i fëmijëve, sepse shkenctarisht është konstatuar se kjo është e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të njeriut”, deklarojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i MPPS-së, njofton BOTASOT.MK.

Në ndërkohë po ndërmerren masa për përmirsimin e kushteve nëpër objektet parashkollore. Qëllimi është që sa më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara të kyçen në procesin parashkollor të arsimimit, por edhe në procesin e mëtejshëm arsimor.

”Në vitin 2019 do të punohet në edukimin e zhvillimit profesional… Në bashkëpunim me UNICEF-in, faza e parë veç më ka filluar për përzgjedhe me konkurs publik të 30 edukatoreve, të cilat pas trajnimeve që i kanë marë, njohurit e arritura do tua transmetojnë kolegëve të tyre. Me fazën e dytë do të definohen kompetencat e drejtorëve, përkëdhelësve, punëtorëve profofesional dhe bashkëpunëtorëve. Procesi i përmirësimit do të vazhdojë edhe me rritjen e pagave nëpër çerdhe” – thonë nga MPPS-ja.

Baby Boo