VETËHELMOHET E REJA NGA KAMZA, VDES NË SPITAL


Një vajzë 27-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin“Nënë Tereza” pasi piu fostoksinë.

27-vjeçarja me iniciale R.M., banuese në Kamëz i ka dhënë fund jetës duke pirë pirë fostoksinë.

Sipas burimeve policore prindërit pasi e kanë gjetur vajzën pa ndjenja e kanë dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht e reja ka ndërruar jetë.

Sakaq, policia po heton për të zbardhur shkakun që ka dërguar 29-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 5, Tiranë

Më datë 14. 08. 2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasja R. M., vjeçe 27, banuese në Kamëz, e cila sipas familjarëve ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj dhe rreth orës 14:00, ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë

Baby Boo