Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka konfirmuar për Telegrafin se në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës një femër ka ndërruar jetë.
Sipas saj, femra është e moshës 61 vjeçare – egjiptase/kosovare, e që vdekja e saj ka ardhur si pasojë e armës së zjarrit.
“Kemi marrë thirrje prej Emergjencës së Spitalit Rajonal të Gjakovës, se kjo femër është pa shenja jete. Ka edhe elemente të vrasjes aksidentale, por ende nuk mund të thuhet diçka e tillë. Në shumë shpejt do të dalim me komunikatë për media ku do ta sqarojmë rastin më detajisht”, ka shtuar Podrimaj.
Ndryshe, ditë më parë një grua së bashku me të bijën janë vrarë nga burri i saj, pasi një mosmarrëveshje që kishte ardhur për motive të ulta. Shoqëria civile kishte organizuar protesta, duke kërkuar që përgjegjësi ta marrë dënimin e merituar, si dhe të ndëshkohen policët që i kishin neglizhuar paralajmërimet e viktimës për keqtrajtimet që po ua bënte bashkëshorti.