Vetëaktivitetet në qytetin e Tetovës vazhdojnë


Sot në një ndër lagjet më të mëdhaja të qytetit të Tetovës e njohur si Lagjia e Vardarit, shoqata kulturore “I-dea” në bashkëpunim me banorët e kësaj lagjeje organizuan eveniment kulturor për fëmijët.

Ky eveniment u organizua në bulevardin e kësaj lagjeje “Klikova” i cili është i ndërtuar po nga e njëjta shoqatë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të ndikojë në opinionin e fëmijëve se dituria gjënden në libra dhe të thejë varshmërinë e virusit aktual në shoqëri “Tablet”.

Nga shoqata e lartë përmendur u shpërndanë libra për fëmijë, studente të fakultetit Filologjik Kaltrina Sadiku dhe Ibadete Gafuri recituan përalla dhe poezi.
Iljaz Mazllami – kryetar i shoqatës Idea theksoi:”Qëllimi ynë është t’ju shtojmë diturinë dhe buzëqeshjen fëmijëve tanë”
Banorët shprehen të kënaqur nga ky organizim dhe presin organizime tjera të kësaj natyre.

“Ky organizim nuk dëshmon vetëm kulturën e qytetarëve të Tetovës por të të gjithë kombit tonë. E falemenderojmë shoqatën kulturore Idea për këtë organizim, aktivitetet e kësaj natyre i përshëdesim dhe i përkrahim të gjithë”-shtoi Denis Miftari – banorë i kësaj lagjeje.

Baby Boo