Vështirësohet lëvizja në Rrugën e Kombit


Ndryshimi i motit dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës.
Reshjet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën e Kombit. Për pasojë u bllokua një krah i rrugës nga Kukësi drejt Tunelit të Kalimashit.
Lëvizja e automjeteve ishte e vështirë në orët e mëngjesit dhe të paradites. Kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së rrjetave mbrojtëse në një krah të rrugës duke mos ndaluar rënien e gurëve dhe inerteve.

Baby Boo