Veseli godet BE-në: Refuzimi i vizave është racizëm i skajshëm


Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 16 nëntor të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kjo kërkesë është bërë nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se Kuvendi është duke iu kthyer normalitetit.

“Do të ketë sot seancë. Presim edhe reflektimin e opozitës. Ka shenja që ata do të kthehen në seancë. BE duhet të reflektojë që qytetarët tanë duhet të lëvizin lirshëm pasi i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike. Askush nuk ka të drejtë askënd ta privojë nga e një drejtë ligjore dhe natyrore”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit ka folur edhe për liberalizimin e vizave, me ç’ rast tha se do të jetë i zëshëm për të drejtën e qytetarëve të Republikës të Kosovës për të lëvizur të lirë, pasi që sipas tij, Kosova është më mirë se disa vende të tjera.

“Vet ardhja e kancelarit austriak është lajm i mirë. Ne presim që Austria ta procedojë çështjen e liberalizimit të vizave. E dimë që ka vende skeptike, mirëpo kjo nuk është çështje politike. Ka zëra se është kështu, mirëpo në këtë rast do të jetë kundër vetvetes. Nuk mund të na merret e drejta që në takon, ndryshe është racizëm. Racizëm i skajshëm”, tha ai.

Në emër të opozitës foli Armend Zemaj nga LDK. Ai kërkoi seriozitet nga ana e Qeverisë lidhur me seancën që do të mbahet.

“Shpresojmë që Qeveria do të jetë pjesë e kësaj seance, sepse duke marrë parasysh përvojën jemi skeptik nëse ajo është e ndërgjegjshme për atë që po kalon vendi, tha Zemaj

Baby Boo