VESEL MEMEDI ka kohë deri më 9 korrik të mendohet


Dputeti Vesel Memedi ka kohë që deri më 9 korrik të mendohet rreth vendimit për dorëheqje nga mandati i deputetit dhe të njëjtin ta ndryshojë. Në një brifing me gazetarë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se dorëheqja e deponuar nga deputeti i RDK-së do të shqyrtohet në seancën e parë të radhës e ajo do të jetë më 9 korrik. Në seancën e sotme për pyetje të deputetëve Xhaferi sqaroi se nuk mund të shqyrtohet pasi e njëjta është thirrur paraprakisht. Deri më 9 korrik, kryeparlamentari tha se Memedi ka të drejtë edhe të ndërrojë mendje dhe të tërheq dorëheqjen e deponuar dhe të vazhdojë të ushtrojë funksionin e deputetit.

/SHENJA/

Baby Boo