Bujar Osmani: “Vijon identifikimi i vik*timave dhe transportimi i kuf*omave“


Ministri i Punëve të Jashtme , Bujar Osmani tha se gjatë ditës së nesërme do të vijojë procesi i identifikimit të kufomave nga aksidenti tragjik në Bullgari

“Nesër vazhdojmë me aktivitetet koordinuese sipas dinamikës së dakorduar me kolegët tanë nga Sofja. Institucionet e drejtësisë tashmë janë në kontakt të drejtpërdrejtë për përfundimin e procesit të identifikimit, procesin e analizave të ADN-së”, deklaroi Osmani.
Osmani thotë se pas identifikimit të viktimave, do të vijojë transportimi i organizuar i kufomave.

”Do të vijojë një procedurë e organizuar për transferimin e kufomave të të ndjerëve, aktivitet që do të koordinojmë së bashku me MPJ-në bullgare, e cila nga ana e saj ka marrë përsipër të koordinojë aktivitetet me institucionet tjera në Sofje”, tha mes tjerash Osmani.

Baby Boo