Verushevski ka kërkuar nga Llazarevski dhe Kosotovski që të përgjohen Gruevski dhe Mijallkovi


Përderisa Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski kanë mbledhur dëshmi për përgjimet ilegale në DSK, ndërsa të njëjta janë dërguar Zoran Verushevsskit, ata kanë marr edhe një propozim nga Verushevski, gjegjësisht u ka kërkuar që të përgjohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mujallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e zbuloi Llazarevski në pyetjen e prokurorit Trajçe Pelivanov, nëse ata kanë marr urdhër edhe ata që ta përgjojnë dikë.

“Njëherë Verushevski ka kërkuar që t’i shënojmë numrat e Gruevskit dhe Mijallkovit, por ne atë e pranuam si shaka.Në fund na erdhi në mendje që ta bëjmë atë. Nuk kemi dashur të kryem krim, sepse luftonim kundër saj. Gjithashtu çdo shënim lerë gjurmë tek operatorët e telefonave”, u përgjigj Llazarov, i cili me orë po jep dëshmi në Gjykatën Penale për rastin “Fortesa dhe Lëndina”.

Baby Boo