Vendosen lule në vendin e tra*gjedisë në Tetovë


Qytetarë të ndryshëm, kryesisht të rinj tetovar, mbrëmjen e sotme pranë ish-spitalit modular ku ndodhi tra*gjedia e mbrëmshme, kanë vendosur buqeta me lule në kujtim të 14 pacientëve që humbën jetën nga zja*rri.

Qytetarët janë mbledhur në mënyrë spontane, pa ndonjë organizim paraprak, dhe kanë vendosur lule në disa vende të ndryshme përreth ish-spitalit.
Kujtojmë se zja*rri që përfshiu spitalin modular në Tetovë ditën e djeshme rreth orës 20:30 humbën jetën 14 pacientë që ishin të shtruar me Covid dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë, përfshirë 2 mjek dhe 4 infermiere.

Baby Boo