Vendos Qeveria, do të rritet paga minimale


Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska, ministri për shoqëri informatike dhe administratë Admirim Aliti dhe këshilltari i kryeministrit të Qeverisë, Milan Zhivkoviq sot realizuan një takim pune me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në të cilin temë kryesore ishin kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria do të mbetet një partner social konstruktiv, i cili do të nxisë debatin dhe diskutimin për të gjitha çështjet e rëndësishme në shoqëri, siç është niveli i pagës minimale, dhe bëri të ditur se tashmë të mërkurën, më 2 shkurt nga ora 15:00, është caktuar seanca e Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilën do të vazhdojë diskutimi mes të tre palëve sociale, ku pikë kryesore e rendit të ditës do të jetë pikërisht lartësia e pagës minimale, përcjell TV21.

Baby Boo