Vendimi i VMRO-së, Arsovski: La hapësirë për “pazarllëk”më pas; Nikovski: Gabuan, duhet të ftonin për bojkot


Analisti Petar Arsovski është i mendimit se çfarë do vendim tjetër, “pro”, ”kundër” ose “bojkot” nga Mickovski do të ishte e gjykuar në dështim, pasi që parti e tij është brendësisht e ndarë për këtë çështje.

Por analisti politik Riste Nikovski vlerson se opozita gaboi që nuk thirri anëtarësinë drejtëpërdrej për bojkot.

“Mickovski nuk ka zgjidhje tjetër përveç që të mos bëjë asgjë. Nuk bëri thirrje për të votuar pro, kundër ose bojkot për shkak se partia të cilën ai e udhëheq, është e ndarë dhe si e tillë ata nuk mund të kenë qendrim konzinstent. Arsyja e dytë është se realisht nuk dëshiron të masë forcat për referendum, duke marrë parasysh se më 30 shtator do të ketë më shumë vota pro për dallim prej atyre kundër. Në këtë qendrim të paprerë Mickovski lë hapësirë që partia e tij të bëjë “pazarllëqe” për mbështetjen e marrëveshjes edhe pas referendumit”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.

“Opozita kishte hapësirë të thërrasë anëtarësinë drejtëprëdrejt për bojkot pasi që mendoj se kjo do të ishte përgjigja e duhur e qytetarëve për këtë referenduim. Nuk e di përse por ata nuk e bënë këtë, supozoj se është për shkak të presionit të madh të ndërkombëtarëve që opozita të mos e bojkotojë referendumin“, theksoi analisti politik Risto Nikovski.

Të dy pajtohen gjithsesi në mendimin se thirja që anëtarësia të votoj secili sipas bindjeve të veta, në fakt do të thotë bojkotim i fsheht i referendumit.

“Mickovski do të tentoj ta trajtojë refrendumin sikurse në vend nuk po ndodh asgjë. Ivanov nuk do të jetë këtu, ndërsa të tjerët prej partisë së tij, pikerisht në ditën e referendumit do të bëjnë ajvar. Me këtë ai në mënyrë të qartë do të dërgoj mesazh se referendumi duhet injoruar, duke vazhduar akuzat ndaj LSDM-s, dhe kjo në fakt është thirrje për bojkot të fshehtë”, tha Arsovski.

“Mbështetesit e VMRO-DPMNE –së e dinë shumë mirë se çfarë përmban marrëveshja me Greqinë, nje pjesë e madhe e tyre do bojkotojn referendumin, ndërsa ata të cilët do të dalin do të votojnë kundër. Sipas meje në thelb në këtë mënyrë do të arrihet qëllimi i opozitës që referendumi të mos kalojë”, tha Nikovski.

Nikovski pret që presioni ndërobëtar ndaj VMRO-së të shtohet jo vetëm tani në fushatën për referendumin por edhe për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Arsovski thotë se VMRO-DPMNE do të paguaj çmimin për vendimet me dy kuptime që po i merr në lidhje me referendumin.

Baby Boo