Ndahet nga jeta patrioti Xhemail Demiri nga Ohri


Shkruan Shpëtim Pollozhani në Facebook:

Sikurse më informoi familja, në Amerikë ka ndëruar jetë Xhemail Demiri juristi nga Ohri
I ndjeri ishte i burgosur dhe i persekutuar politik.
Në Burgun famëkeq të Idrizovës mbante qëndrim dinjitoz, duke u ndihmuar dhe duke u dhënë këshilla juridike (ishte jurist i diplomuar) të burgosurve.
Edhe pas daljes nga Burgu, persekutimi i tij nuk kishte të ndalur.

Në pamundësi për ta siguruar bukën e gojës, ai, si mijëra shqiptarë në kohën e ,,demokracisë” u detyrua të emigrojë në Amerikë ku ndërroi jetë.
Në emër të Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë, me dhimbje të thellë i shpreh ngushëllime familjes dhe shoqërisë!
Qoftë i lavdishëm kujtimi për Xhemail Demiri-Xhema!

Baby Boo