Vendi i punës fitohet nga numri i fansave në Insta


Bota e kinematografisë ka evoluar bashkë me rrjetet sociale, e nëse një aktori në hapat e para të karrierës përveçse talentit dhe fatit do t’i nevojitet edhe një numër i madh fansash në Instagram.

Pra përveçse talentit, kriter tejet i rëndësishëm për ata që aspirojnë të aktrojnë në Hollywood është numri i madh i fansave.

Duket se studiot rekrutuese tashmë synojnë t’u japin mundësinë për t’u bërë të famshëm, personave të famshëm.

Por kjo nuk duket se po shihet me sy të mirë nga të rinjtë që aspirojnë t’i hyjnë botës së aktrimit.

“Një prej gjerave më depresive për mua është kur më pyesin në audicone rreth Instagramit dhe se sa ndjekës kam”, ka deklaruar aktorja Samantha Colley për “The Post”, duke shtuar se kjo mjegullon realisht se çfarë njerëzit kërkojnë që një aktore të jetë.

Por ky lloj trendi, rrezikon të sjellë një efekt bumerang dhe kompani të mëdha e të vogla të vendosnin të njëjtin kriter para se të merrnin dikë në punë, duke humbur objektivin real: Profesionalizmin.

Baby Boo