Veljanovski SMS dhunuesve të 27 prillit: Jini të gatshëm …..


“Shikoni nëse me të vërtetë e zgjedhin Talatin, menjëherë dhjetëra deputetë para kabinetit te unë për ta mbrojtur kabinetin, gjysma para kabinetit, gjysma në sallë, shkruan ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski në mesazhet sms që i dërgoi Ilija Dimovskit që sot ishin lexuar në seancën për ngjarjet në shtëpinë ligjdhënëse më 27 prill të vitit të kaluar.

Më 27 prill në orën 16:04 Nikolla Gruevski i dërgoi mesazh Veljanoskit “nga Pançe Kralev: Nga BDI-ja informacioni nga një njeri që erdhi nga mbledhja me Talatin, sot pasdite përgatitet për zgjedhje të Talatit për kryetar pas iniciativës së LSDM-së”.

Gruevski më 26 prill të vitit 2017 në orën 10:58 i dërgoi mesazh Veljanovskit me përmbajtjen “nga Çavkov: mirëmëngjesi drejtor t’ju njoftoj se kam marrë informacion nga kolegu lojal shqiptar se sot rreth orës 13:00 planifikohet diçka nga pala tjetër të bëhet në Kuvend, nëse me incident apo me forcë votohet kryetari. Nuk kam më shumë informacione në këtë drejtim”.

Sanja Ugrinovska më 27 prill rreth orës 13 këmben mesazhe me Veljanoskin “a është e hapur dera nga salla Boris Trajkovski” dhe “e hapur është” dhe “a duhet ta mbyllin?”, dhe në fund Sanja t’i dërgojë porosi “jo, do t’u akuzojnë juve”.

Ugrinovska në një mesazh tjetër Veljanoski i shkruan “T’ju njoftoj se Zaev kishte pres dhe tha: vendi mund të jetë në sallë, në korridor, në shkallë, në ASHAM. Për momentin ka ardhur dhe dëshiron të hënën kur të vijë Hojt Ji, Talati të jetë kryetar. Mendoj se nesër do të mundohen ta bëjnë zgjedhjen. Më vonë Veljanovski të njëjtin mesazh ia dërgoi Nikolla Gruevskit në orën 14:54 më 27 prill.

Veljanovski në orën 18:21 merr mesazh nga Ivan Cvetanovski në të cilin shkruan: “ende qëndrojnë të dy palët, Dushica nga Vesti 24 e bën transmetimin e drejtpërdrejtë nga galeria”.

Veljanovski në orën 18:32 Ilija Dimovskit i shkruan “do të ketë tenda”. Dimitar Stevanaxhija, sërish, Veljanovskit i dërgon mesazh ku pyet: “a duhet të shuhen dritat”?

Dimovski në orën 18:39 i shkruan Veljanovskit “e shpallën Talatin”, pas së cilës ky ia kthen, “shiko deputetë para kabinetit të vijnë nëse nisen këndej”. Dimovski i’u përgjigj “ok”.

Veljanovski në orën 18:41 në sms deri te Nikolla Todorov shkruan ” le të mblidhet populli”, ndërsa disa minuta më vonë në mesazh për Ilija Dimovskin thotë “futet populli”.

Seanca e sotme në Gjykatën Penale vazhdon me nxjerrjen e sms mesazheve dhe mesazheve në viber nga celulari i ish kryetari të Kuvendit Trajko Veljanovski.

Baby Boo