“Isha duke lypur, i dhashë ndihmën e parë”, dëshmitarja flet për plagosjen në Shkodër: Autori iku me vrap


Aleksandër Curri është 40-vjeçari që i shpëtoi një atentati mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Curri u qëllua 4 herë nga një person ende i paidentifikuar, në zonën e njohur si ‘Dollari’, përballë hotel Turizmit. Pas kësaj, autori është larguar në drejtin të kryqëzimit të ish-degës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Nga ana tjetër i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Një grua ishte ajo që i dha ndihmën e parë 40-vjeçarit të plagosur. Duke folur për mediat ajo tha se i plagosuri kishte marrë plumb në stomak dhe ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta para se të vinte ambulanca.

“I dhashë ndihmën e parë, isha duke lypur. Shkova me vrap e pashë. Autorin nuk e njoh. I plagosuri ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta, shkova unë e para dhe kërkova ndihmë, derisa erdhi një efektiv i policisë rrugore. Kishte marrë plagë në stomak, kishte shumë gjak. Iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”.

Baby Boo