Veljanovski dhe Rashkovski dalin nga paraburgimi shtëpiak


Ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski prej ditës së djeshme mbrohen në liri. Ata ishin në paraburgim shtëpiak. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se ata nuk mund të ikin ose të ndikojnë tek dëshmitarët. Veljanovski dhe Rashkoski janë liruar pas garancisë që kanë ofruar. Sipas Prokurorisë, Rashkovski dyshohet se si sekretarë i përgjithshëm i Qeverisë ka furnizuar autoritetet me softuer për komunikacion në trafik, në mënyrë të paligjshme. Ndërsa kryeparlamentari Veljanovski ishte në paraburgim shtëpiak pasi u dënua për rastin “Organizatorët e 27 prillit”.

Baby Boo