Velija Ramkovski paralajmëron rikthimin e televizionit A1, por më ndryshe!


Pronari i televizionit të dikurshëm më të shikuar A1 në Maqedoni, Velija Ramkovski ka paralajmëruar rikthimin e këtij brendi mediatik.

“Edhe pas shumë viteve, shikuesit nuk e harruan A1, e cila edhe sot është e domosdoshme. ..Rikthimi do të jetë në formë ndryshe.

Përmes ndryshimeve tekniko- teknologjike, internetit, rrjeteve sociale, rrjeteve kabllore, mundet edhe më lehtë për të mbërritur tek shikuesit e rinj.

Njerëz do të ketë, edhe nga ekipi i vjetër, por edhe të rinj. Mendoj se edhe paratë, të cilët nuk i kam, do të gjenden, sepse ka të interesuar”, ka theksuar Ramkovski në emisionin “Stadiumi” në radio Kanal77.

Ai ka folur edhe për shtatë vitet e kaluara në burg dhe se siç theksoi: nëse dikush apo Gruevski do ti pëshpëriste se do ta godisnin edhe familjen e tij, ai do të tërhiqej.

Baby Boo