U evakuua nga vatra e Koronavirusit, por studentja shqiptare do mbyllet 15 ditë në karantinë


Tek avioni turk i cili evakuoi 45 persona nga qyteti i Wuhanit në Kinë, vatra e koronavirusit, ishte edhe studentja shqiptare Silva Doçi.

Ministria e Jashtme e konfirmon largimin e studentes nga qyteti kinez.

Largimi i saj nga qyteti ky shpërtheu për herë të parë koronavirusi është realizuar me ndihmën e autoriteteve turke dhe atyre kineze.

Silva Doçi kishte mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk. Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara”, njofton ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Raportohet se studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka rezultuar si e pa prekur nga koronavirusi, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë.

Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Gjendja e studentes shqiptare në Turqi do të ndiqet tashmë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

Baby Boo