Veliaj dhe Arifi në forumin ekonomik dhe të turizmit të UBSHR në rajon


Sot në Tiranë në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, jam pjesëmarrëse në forumin për zhvillim ekonomik dhe turizmit rajonal të Unionit të bashkive shqiptare në rajon.
Në forum u diskutuan dhe u ndanë eksperienca midis anëtarëve të UBSHR në lidhje me tematikat e mëposhtme:

– “Tirana European Youth Capital 2022” si mundësi zhvillimi, promovimi dhe integrimi për rininë e rajonit në një platformë të përbashkët turistike- ekonomike – sociale – kulturore për anëtarët e UBSHR-së, si dhe

– Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse – pasuritë kulturore, turistike si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të qyteteve tona.
Në forum u vendos që në një të ardhme të afërt të bëhet hapja e 2 zyrave plotësuese administrative të sekretariatit të USHBR edhe atë në Tetovë dhe Prishtinë.
Gjithashtu prej sot familjes së madhe të USHBR-së i shtohen edhe komunat e Bujanocit dhe Gjirokastrës.
#UBSHR #Tirana 🤝

Baby Boo