Aktori i martuar kapet mat me të dashurën, bashkëshortja shokohet kur i sheh në media


Aktori i njohur Dominic West, është fotografuar në Romë me aktoren Lily James, në një udhëtim romantik.
Deri këtu, nuk do të kishte kurrfarë lajmi, përveç kuriozitetit kur sheh dy aktorë të njohur.
Por, historia e tyre është kthyer në lajmin e ditës, për shkak se Dominic është i martuar.

E megjithatë, 50-vjeçari është shfaqur hapur fare nëpër restorantet dhe rrugët e Romës me të dashurën e tij, si të mos ishte i martuar
Kur ka parë fotot në media me të dashurën 31-vjeçare, me të cilën shëtiste hapur fare, bashkëshortja e Dominic, Catherine FitzGerald, ka mbetur e shokuar.

Kjo, pasi ata janë ende të martuar.
“Ajo është shumë e tronditur sepse nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. Ata ishin mirë bashkë, prandaj kjo situatë është krejtësisht e paqartë”, tha një mikeshë e Catherine.
Kjo e fundit tha për miqtë e saj, se tashmë martesa e saj, e cila “shkonte shumë mirë”, mund të konsiderohet e përfunduar.

Baby Boo