Vdiq nga mbidoza, Çun Lajçi dedikim prekës vajzës së ndjerë për ditëlindje: Në dhomën e vetmisë po të kujtoj…


Sot për aktorin e njohur kosovar Çun Lajçi, është një ditë ndryshe nga të tjerat, pasi vajza e tij Bubulina Lajçi, e cila ndërroi jetë nga mbidoza do të festonte ditëlindjen.

Lajçi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ka treguar se ka edhe një krijimtari të gjerë poetike. Prandaj edhe sot, ai i ka dedikuar disa vargje prekëse të bijës, duke i përlotur të gjithë.

Kujtojmë që Bubulina u gjet e pajetë në nëntor të 2017 në lagjen “Dardania” të Prishtinës, pasi kishte abuzuar me drogën.

Poezia:

Sot ne 37-të vjetorin e lindjës

Bubulinë

Sot

S’do t’pi mirake

Asht muaj i shenjt rahmeti

Shenjtnive do t’iu lutem për ty

Do t’shkruej edhe për vitin 83

E për vajin e parë kur erdhe

Në 2 majin e luleve

Në mbramje do t’i lus engjujt

Me t’veshë bukur me fustanet lule-lule

E krejt hurmet e Arabisë me t’i pru

Unë e Gala

Me ujë do t’i mbysim dhimbjet

Në dhomën e vtmisë Ty tue t’kujtu

Baby Boo