“Izolimi”: Ambasadori gjerman ia jep një ide Kosovës si t’i bindë shtetet hezituese për vizat


Gjermania ka filluar qysh herët të zbeh shanset që t’ia liberalizon vizat Kosovës nën kryesimin e saj të Bashkimit Evropian ajo tani përmes diplomatëve të saj po ju jep ideja politikanëve kosovarë. Liberalizimi i vizave për kosovarët është bërë një çështje tashmë e monotone ku edhe pas shumë viteve po ndodhë liberalizimi dhe qytetarët po mbesin të izoluar.

Lidhur me këtë proces ka folur sot ambasadori gjerman në Prishtinë Christian Heldt ku ka thënë se sigurisht që Gjermania ka dëshirë që kosovarëve t’iu hiqen vizat megjithatë thekson se vendimi për diçka të tillë nuk varet vetëm nga qëndrimi i Berlinit zyrtar. Diplomati gjerman në Prishtinë ka thënë se çfarëdo vendimi për heqje të kufizimit të lëvizjes për kosovarët prek dhe sigurinë e shteteve anëtare, prandaj është një vendim për të cilin duhet të pajtohen të gjithë.

Heldt ka thënë se gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt ishte krijuar një grup punues i cili ishte në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë sa i përket liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë shumë një ide e mirë meqenëse Qeveria e Kosovës kishte shprehur gatishmërinë për t’i diskutuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me sigurinë përmes krijimit të grupeve bilaterale të diskutimit.

Ai ka thënë se një strategji e tillë e punës do të ishte mirë nëse do të përdorej nga Kosova edhe me shtetet tjera të cilat janë duke hezituar sa i përket liberalizimit të vizave. “Një gjë që e shoh si një ide shumë e mirë në vitin e fundit, Qeveria kishte propozuar Ministrisë sonë të Brendshme që nëse keni kërkesa specifike sa i përket çështjeve që ndërlidhen me sigurinë pse ne nuk krijojmë grupe të përbashkëta punuese për t’i diskutuar këto çështje. Kështu që gjërat nuk qëndrojnë të pasqaruara në ajër por le të flasim për to dhe ju mund të vendosni nëse jeni të kënaqur apo jo” ka thënë Heldt.

Baby Boo