Tragjedi në Kazakistan, 13 persona vdesin nga rënia e zjarrit në një hostel


Trembëdhjetë persona vdiqën të enjten në një zjarr në një hostel në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty, tha departamenti i urgjencës së qytetit, njoftoi agjencia Hina, duke cituar Reuters.

Zjarri ka rënë herët në mëngjes në një objekt trekatësh që shërbente si hostel ku ndodheshin 72 persona.

Viktimat vdiqën nga helmimi me monoksid karboni, ndërsa 59 personat e tjerë arritën të largoheshin nga ndërtesa.

Nëntë viktima janë kazakë, dy nga Rusia dhe dy nga Uzbekistani, tha administrata e policisë në Almaty.

Katër persona kërkuan ndihmë mjekësore, duke përfshirë një student nga India, raportoi portali lokal Zakon.kz, duke cituar autoritetet.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, raportoi Reuters dhe qeveria tha se kishte ngritur një komision të posaçëm për të hetuar.

Baby Boo